Janë sekuestruar mbi 200 kilogramë duhan të prerë për shitje ilegale, arrestohet një nga Shkupi.

Sot (08.08.2023) rreth orës 15:30, zyrtarë policorë nga SVR Shkupi kanë ndaluar E.A. (29) nga Shkupi dhe në veturën motorike të pasagjerëve “Golf” me targa të Shkupit, të cilën e drejtonte, janë gjetur dhe konfiskuar mbi 200 kilogramë duhan të prerë, i destinuar për shitje të paligjshme. Pas dokumentimit të plotë të çështjes, ndaj E.A. do të bëhet një paraqitje e duhur, thone nga policia.