Kryetari i komunës së Tetoves Bilall Kasami, ka pritur sot në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“I nderuar të mirëpres në takim vëllazëror kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti.

Në takim diskutuam mbi thellimin e bashkëpunimit në rafshin lokal, me theks të veçantë në fushën e arsimit dhe kulturës. Lidhja jonë është shpirtërore dhe ne këtë e kemi dëshmuar me bashkëpunimet e deritanishme. Poashtu biseduam edhe për situatën politike në vend si dhe rreth zhvillimeve të fundit.
Turizmi malor është një mundësi tejet e mirë për t’u afruar Tetova dhe Prizreni dhe ne mbetemi të angazhuar që të ofrojmë mundësinë që qytetarët tanë lirshëm të qarkullojnë nëpërmjet projekteve të përbashkëta zhvillimore.
Gjithashtu, Kryeministrit Kurti i dhurova pikturën e cila simbolizon dëshminë e vuajtjeve të dikurshme të popullit shqiptar nga Prizreni dhe Tetova, të cilët u munduan gjatë jetës së tyre.
Sot, jemi shumë më mirë se dje, po punojmë që e nesërmja të na gjejë me investime kapitale dhe projekte kombëtare!”, ka shkruar Kasami.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume