Dy ushtarë nga Maqedonia janë helmuar nga gazi në Slloveni, ndërsa kanë qenë duke punuar në mënjanimin e dëmeve nga përmbytjet. Mjeku kryesor i Ushtrisë së Sllovenisë Robert Karota njoftoi se në mesin e të helmuarve janë edhe 5 ushtarë slloven dhe një zjarrfikës. Incidenti ka ndodhur, ndërsa ushtarët kanë qenë duke punuar në terren. Duke punuar në pastrimin e zonës kanë qenë 32 vetë, në mesin e të cilëve edhe 18 ushtarë të Maqedonisë. Personat e helmuar menjëherë janë dërguar në spital ku dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mjekëve, ushtarët e helmuar janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. Por, megjithatë janë mbajtur për kurim në spital. /alsat.mk

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume