MPB njofton se është parashtruar kallëzim për prishje të rendit dhe qetësisë ndaj Astrit Sadikut, i cili gjatë ditës së djeshme duke sharë dhe kërcënuar, pengoi gazetarët në punën e tyre në raportim për djegien e deponisë në rajonin e Tetovës. Nga MPB thonë se gjatë ditës së sotme me të njëjtin është kryer bisedë informative.

“Sot (24 gusht) është zhvilluar bisedë zyrtare me A.S.(38) nga Çegrani i Gostivarit, pronar i deponisë, pas së cilës ndaj tij është bërë kallëzim sipas Nenit 13 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike. Gjegjësisht, dje (23 gusht), rreth orës 12:30 në zonën “Dimnovicë”, rajoni i Stençës, Tetovë, A.S. është sjellë në mënyrë agresive, i ka penguar në punën e tyre dhe ka kërcënuar S.Z.(35) dhe B.P.(36), të dy nga Tetova, të cilët kryenin detyra profesionale si gazetarë”, thonë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume