Sa më shumë që afrohen zgjedhjet, aq më e nxhehtë dhe intersante bëhet skena politike në vend.
Me qenë se në fillim të pluralizmit politik në vitet e 90-ta, në Maqedoni aktivitetin politik krahas një numri të vogël të partive politike maqedonase, e zhvillonte edhe një parti e vetme shqiptare Partia për Prosperitet Demokratik (PPD), e cila në atë kohë përjetohej si lëvizje kombëtare e shqiptarëve dhe që kryesisht angazhohej për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, menjëherë pas pavarësimit të Maqedonisë.
Ky angazhim i fuqishëm i PPD-së së atëhershme, në mbrojtjen e të drejtave dhe artikulimit e qartë të kërkesës dhe nevojës së rregullimit të statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve në shtetin e ri të përbashkët, ishte ”halë në sy” për struktura të caktuara të shtetit, që afërsinë me Beogradin ende e e ruanin si sytë e ballit dhe brenda një kohe të shkurtër krijuan terren për ta përçarë këtë subjekt të fuqishëm të shqiptarëve.
Fillimisht, nga njëra anë arritën që nëpërjet joshjes me poste qeveritare t`ua ulin zërin kërkesave të shqiptarëve dhe ti ”thyejnë” një pjesë të funksionarëve të atëhershëm, kurse nga ana tjetër nxitën një pjesë tjetër të aktivit politik që ta ngriten kundër ”kursit të zbutur”, të PPD-së dhe të formojnë një parti tjetër më radikale të shqiptarëve. (PDSH).
Përderisa në kampusin politik maqedonas,beteja kryesore politike zhvillohet ndërmjet dy partive kryesor, të cilët kanë arritur që subjektet tjera, të vogla ti fusin në krahët e tyre, tek kampusi politik shqiptarë skena politike assei të qetësohet, por ajo dita ditës po egërsohet, sidomos me trendin e fundit të daljes në skenë të partive të reja politike si këpurdhat pas shiut.
Ky trend i daljes në skenë të partive të reja politike, sidomos para zgjedhjeve, sa është i çuditshëm, po aq është edhe shqetësues për shëndetin demokratik të shqiptarëve në Maqedoni.
Nëse dikur për këtë trend të krijimit të sa më shumë partive politike shqiptare kujdeseshin shërbimet intelegjente të shtetit, çuditërisht viteve të fundit për këtë mision kujdesen shumë mirë ”argatët” e tyre, që për gati 20 vjet nuk i ndahen pushtetit.
Janë po të njëjtit, që ditën dalin e bërtasin se shqiptarët nuk kanë nevojë për më shumë parti politike, ndërsa natën, janë ata vetë që krijojnë dhe nxisin krijimin e partive të reja si rasti i partisë së Arianit Hoxhës dhe asaj të Zejdit që e paralajmëroi sot vetë Zejdi.
Sidoqoftë, ky fragmentarizim i skajshëm sigurisht se nuk do t`u sjell dobi shqiptarëve dhe peshës politike të tyre, por dobi të vetme do ti sjell pushtetit ”kleptoman”të BDI-së, për të vazhduar edhe për disa vite qeverisje kriminale të tyre.
Ky konstatim mund edhe të duket pak i çuditshëm, por në esencë është shumë i sakt, sepse falë këtyre lojrave të ndyra, BDI vazhdon të qeverisë për dy dekada, ndërsa Ali Ahmeti ti bëjë nipat milionera!.
Sa herë që BDI dobësohet dhe rrezikohet t`i ikë pushteti nga duart, ajo akitivizon mekanizmat e dhe hedh farrën e përçarjes për të prodhuar lider të rinj dhe parti të reja, me të vetmin qëllim ta pengoj fitoren e opozitës.
Deri dje u thoshte të tjerëve: ”Bëhuni të gjithë bashkë kundër BDI-së”, ndërsa sot, kur përveç Gostivarit dhe Tetovës është përshëndetur edhe me Shkupin e vjetër i lutën sërish të bëhen të gjithë të bëhen ”BASHKË”, por kësaj rradhe gjoja për Europë- për të shpëtuar BDI-në. / Fol.mk