TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkruar për datën 5 shtator, e cila është një datë simbolike dhe bën krenar cilindo shqiptar, pavarësisht vendit ku jeton. Shefi i qeverisë thotë se Nënë Tereza i dëshmoi botës forcën e dashurisë dhe të dhembshurisë.

“Kjo Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, shqiptares që i dëshmoi botës forcën e dashurisë dhe dhembshurisë”, shkruan Rama.

5 shtatori i 2016-s shënoi në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës.

Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ajo vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume