Tymi i dendur dhe i zi ka shqetësuar qytetarët mëngjesin e sotëm. Sipas banorëve që janë afër dhe që kanë postuar një video në rrjetet sociale, në deponinë e Drisllës në Shkup shihet tym.

Ata thonë se po digjen mbeturinat që depozitohen në deponinë Drislla.

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) thonë se kanë marrë informacion se në deponinë Drislla ka zjarr, por nuk kanë më shumë detaje. Informacionet zyrtare që kanë në QMK janë se nuk ka zjarre aktive në vend, por se në deponinë Drislla ka tym.

Pritet që gjatë orëve në vijim të jepen më shumë detaje nga autoritetet në vend.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume