Dje, në ora 14:00, në Kavadar, zyrtarë policorë të DPB-së Kavadar, kanë arrestuar një të mitur 15-vjeçar nga Kavadari, njofton MPB.

“Gjatë kontrollit në banesën e tij, me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar tetë biçikleta, të cilat nuk janë të së njëjtës markë dhe që dyshohet se janë nga vjedhjet e kryera në periudhën 28.6. deri më 4 shtator 2023″, njoftoi MPB.

Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume