Ish-kryeministri Fatos Nano i është nënshtruar këtë të martë një ndërhyrje tjetër kirurgjikale.

Ndërhyrja i është bërë për t’i pastruar mushkëritë. Mjekët thonë për ABC News se operacioni ka rezultuar i suksesshëm.

Ndërkohë, ish-kryeministri Nano vijon trajtimin në spital dhe rikuperimi sipas mjekëve kërkon kohë.

Megjithatë aktualisht gjendja shëndetësore e Fatos Nanos është e qëndrueshme./abcnews.al

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume