Një person është gjetur pa shenja jete në arat e tij në fshatin Pataqan i Epërm në Rahovec.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, përcjell Klankosova.tv.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se babai i tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në arat e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume