Një banor i rajonit të Gostivarit është kapur duke prerë dru në mënyrë të paligjshme. Nga MPB thonë se të njëjtit i janë konfiskuar drutë ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

“Më 08.09.2023, në ora 08:20 në fshatin Orqushë të Gostivarit, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria N.O.(57). nga i njëjti fshat. Ai rreth orës 07:30 është kapur duke prerë dru zjarri në mënyrë të paligjshme në një pyll në fshatin Orqushë. Të akuzuarit i janë gjetur dhe konfiskuar drutë e zjarrit të prera dhe mjetet që ka përdorur për prerje, të cilat i janë dorëzuar Policisë Pyjore për veprime të mëtejshme”, thonë MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume