Gjimnazi i Tetovës ka 130 mijë euro borxh, dhe kjo është java e dytë që kjo shkollë e mesme nuk ka rrymë dhe më keqja ska as mjete higjenike shkaku se nuk janë paguar bllokdotacionet nga komuna e Tetovës.

Në një deklaratë për portalin, TS, drejtoresha e Gjimnazit të Tetovës, Teuta Llalla shprehet Gjimnazi përpos që nuk ka rrymë ska edhe mjetet bazë për mësim e as mjete higjenike.

Fatkeqsisht po e them se se gjimnazi vazhdon të mbetet pa rrymë pa mjete higjenike dhe pa materiale për të vazhduar procesin edukativo arsimor. Nuk i kemi mjetet bazë për mbarvajten e mësimit” u shpreh Llalla për TS.

Sipas saj marja e kopetencave nuk ka përfunduar e gjithë procesi pasi mjetet ende janë në komunën e Tetovës.

Lalla shprehet se është në kontakt me Ministrinë e Arsimit ku nga tash e tutje Ministria do të mbaj përgjegjësi, por nuk i kompnezon borxhet e akumuluara deri tash.

Nga komuna e Tetovës thonë se MASh duhet të gjejë zgjidhje pasi tani më i ka kopetencat e plota në Gjimnazin e Tetovës

“Edhe pse u bënë dy muaj nga marrja e kompetencave për punët e përgjithshme në Gjimnazin Kiril Pejçinoviq nga ana e MASH, Gjimnazi ende vazhdon të jetë pa energji elektrike është në kompetencë të MASH që nga data 19.07.2023 që të gjejë zgjidhje per lëshim të mjeteve financiare nëpër zërat e caktuar buxhetor që I njejti të shlyej borxhet e caktuara duke përfshirë edhe pagesën e faturave për energji elektrike” thonë nga Sektori për Arsim i Komunës së Tetovës

Nga ana tjetër Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri për TS u shpreh se brenda kësaj jave do të zgjidhet problemi i energjisë elektrike në Gjimnazin e Tetovës.

Brenda kësaj jave do të zgjidhet problemi me energjinë elektrike në Gjimnazin e Tetovës kjo problematikë vjen nga pengesa e vazhdueshme që këtij institucioni edukativo arsimor i është bërë nga Komuna e Tetovës dhe buxheti i shteti po dëmtohet për shkak se bllok dotacionet e lëshuara nuk kanë shkuar në vendin e duhur dhe po qëndrojnë në Komunën e Tetovës ndërsa akoma ato mjete nuk i janë kthyer Ministris së Financave. Ne po bëjmë përpjekje të vazhdueshme për të gjetur zgjidhjen më të mirë që ky institucion të del nga ngërçi financiar që është futur si pasojë e inateve politike të kryetatit të Komunës së Tetovës dhe po i paguajnë nxënësit dhe personeli i kësaj shkolle” tha Jeton Shaqiri për portalin TS.

E deri sa të zgjidhet problemi apo të kalojnë inatetet e tyre kryetari i komunës me drejotreshën e shkollës, nxënësit do të vazhdojnë të mësojnë pa mjete dhe në terr pa rrymë elektrike. /TS/