Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka zhvilluar një bisedë telefonike me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Temë e kësaj bisede mes Kurtit dhe Escobarit, ishte zbatimi i shpejt i marrëveshjes themelore dhe aneksit të saj.

Kreu i qeverisë kosovare konfirmoi angazhim aktiv në negociata gjatë takimit të dialogut në Bruksel.

“E falënderova për mbështetjen e SHBA-së”, tha Kurti.

Të enjten, më 14 shtator, në Bruksel pritet të takohen kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume