Për disa tema aktuale me rëndësi për të dy vendet u diskutua në takimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski me përfaqësuesin e posaçëm të Qeverisë federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Saracin, ku mori pjesë edhe zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Në takimin, informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë, Saracin e konfirmoi përkrahjen e fuqishme të Qeverisë gjermane për përparimin e mëtejshëm të vendit në rrugën euro-integruese dhe i riafirmoi angazhimet dhe pritjet e Gjermanisë që shteti të vazhdojë në mënyrë të përshpejtuar në atë drejtim.

Vendimi i ardhshëm për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, para të cilit është ballafaquar vendi, siç u theksua, është vendim për t’u bërë pjesë e BE-së.

Kryeministri Kovaçevski u falënderua për përkrahjen e vazhdueshme nga Gjermania, duke potencuar rëndësinë e Rezolutës së Bundestagut gjerman, me të cilin konfirmohet përkrahja e fuqishme gjermane për Maqedoninë e Veriut për hyrje në BE me identitetin, gjuhën, kulturën dhe historinë maqedonase, si pjesë e mozaikut të plotë të kulturës evropiane. Me këtë rast, kryeministri Kovaçevski e ka theksuar pritjen nga Gjermania, si anëtare më e madhe e BE-së, që edhe më tej të luajë rol kyç për ardhmërinë evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Duke theksuar se shteti jonë do të vazhdojë në rrugën e europerspektivave, kryeministri Kovaçevski ka shprehur optimizëm se të gjitha partitë politikle do të bashkohen dhe do të sigurohet përkrahje e gjerë e domosdoshme rreth realizimit të qëllimit të përbashkët strategjik – anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Bashkarisht u konstatua se në realizimin e këtij qëllimi strategjik, nevojitet përpjekje e përbashkët e të gjitha palëve të involvuara në realizimin e proceseve reformuese të vendit, gjë që do të kontribuojë deri në përparimin dhe zhvillimin e konsiderueshëm.do

U potencua se jemi para momentit historik, të papërsëritshëm, i cili na çon deri në zhvilim të përshpejtuar ekonomik dhe krijimin e shtetit me prosperitet, evropian, që do të mundësojë jetë më cilësore për të gjithë qytetarët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume