Oficerët e policisë të SPB-Tetovë, dje (12- shtator) kanë kryer kontroll të veprimit ndaj këmbësorëve, në të cilin u zbuluan dhe sanksionuan gjithsej 43 shkelje (TE-26 dhe GV-17). Shumica e shkeljeve (40) ishin të lidhura me kalimin e paspecifikuar të rrugëve, dmth kalimin jashta nga kalimet e shënuara të këmbësorëve dhe 3 (TE) të mosrrespektimit të sinjalizimit ndriçues të trafikut në udhëkryq. Për të gjithë këmbësorët-shkelës janë përgatitur parashtresa adekuate dhe ftesa për praninë e të ashtuquajturave mësime të trafikut, me shënimin se gjobat në para për shkelje të tilla shkojnë nga 30 deri në 50 euro në kundërvlerë në denarë. Në këtë kontroll,janë sanksionuar edhe 11 (TE) lloje të tjera të veprave të trafikut.