Ish-i burgosuri politik, deputeti dhe ambasadori, Nait Hasani, të dielën e 13 shtatorit është shoqëruar nga hetuesit e EULEX-it, për tri orë, në bazën e tyre në Fushë-Kosovë.

Sipas informatave që ka siguruar “Epoka e re”, shoqërimi i tij ka të bëjë me kontrollin dhe konfiskimin e telefonit me urdhër të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.

Këto informacione janë konfirmuar nga vetë Hasani, i cili ka pohuar se policia e EULEX-it e ka ndaluar dhe për tri orë radhazi është mbajtur në bazën e tyre.

Hasani ka thënë se me urdhër të Dhomave të Specializuara i është konfiskuar telefoni personal.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume