Dje për nderë të drejtorit tashmë të ndjerë të shkollës fillore Bajram Shabani në Kumanovë, Mustafë Ebibi është mbajtur Mbledhje komemorative në prani të familjarëve, miqëve, kolegëve dhe shokëve të tij.
Para të pranishmëve fjalë rasti kishte nga familja dhe nga kolektivi duke e përshkruar të ndjerin si një njeri të mrekullueshëm që gjithë jetën e tij ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në sferën jetësore dhe kulturore për të mirën e qytetarëve në Kumanovë e më gjerë.
Mustafë Ebibi ka lindur më 12 prill të vitit 1963. Ishte fëmiu I dytë nga 6 fëmijët , nga prindërit Zejadin dhe Makfire Ebibi. Shkollimin fillor e kreu në Shkollën fillore “Vëllazërimi” (Naim frashëri) në Kumanovë. Në vitin 1977 u regjistru në Shkollën e mesme të Edukatës fizike, në Bujanoc e më pas dy vite në Shkup . Më pas kreu edhe Shkollën e lartë të edukatës fizike në Shkup si dhe Fakultetin e edukatës fizike në Prishtinë. Në vitin 1985 u punësua si arsimtar i edukatës fizike në shkollën fillore “ Vëllazërimi” paralelet në Çerkez, kurse më 1 shtator të vitit 1986 u punësua në Shkollën fillore “ Bajram Shabani” Kumanovë.
Gjatë tërë jetës veprimtari e tij ishte e shtrirë në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinjë, në zhvillimin dhe avancimin e sportit sidomos futbollit, si dhe ngritjen e nivelit në piedestal edhe më të lartë të SHKA “ Bajram Shabani” ku ishte një kohë si valltar, kurse më pas edhe koreograf i po kësaj shoqërie.
Në rrugëtimin e tij si profesor i edukatës fizike e më pas edhe si drejtor gjatë vitit 2002 e më pas edhe nga viti 2018 – deri në ditën e fundit të jetës së tij, me tërë qenjen e tij ishte i përkushtuar në avancimin e kushteve sa më të mira për mësim për nxënësit dhe arsimtarët e kësaj shkolle, me çrast në një nga intervistat e dhëna në mediat e shumta për Televizionin Alsat do të theksojë:
Dekada me radhë gjatë çdo organizimi të patronatit të Shkollës, Mustafa gjithnjë ishte ndër kreatorët e ideor të programit festiv me koreografinë e valleve të ndryshme.