Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka dënuar sulmin në veri të Kosovës, ku një efektiv u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Zyrtari i lartë i BE shprehet se autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë.

“BE-ja dënon në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e tmerrshëm kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, shkruan Borrell në platformën X.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume