Në shenjë respekti për kontributin në ruajtjen e rendit dhe ligjit në vendin tonë, kompania “7 Vëllezërit Center”, ka njoftuar se për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, dreka dhe pijet do të jenë falas.

“7 Vëllezërit Center ju njoftojnë se nesër me datë 29.09.2023 në 3 kuzhinat tona: Lipjan, Fushë Kosovë dhe tek QMI për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dreka dhe pijet do të jenë gratis në shenjë respekti për kontributin e tyre në ruajtjen e rendit dhe ligjit në Republikën tonë. Lavdi heroit tonë Afrim Bunjaku. Zoti ju ruajtë të gjithëve”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe aksioni i Policisë më 24 shtaror u vlerësua si nga më të suksesshmit që nga paslufta.

E diela e kobshme e asaj dite, ku mbeti i vrarë heroi Afrim Bunjaku, u rikthye në një fitore për Policinë dhe Kosovën në luftën kundër krimit terrorist serb.

 

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume