Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin e forcave palestineze të Hamas mbi Izraelin, çka solli qindra të vdekur, por dhe nisjen e luftimeve mes dy vendeve.

Përmes një psotimi në Facebook, Rama shkruan se Shqipëria qendron në krah të Izraelit dhe se dënon sulmin terrorist që shkaktoi qindra të vdekur, dhe rrëmbimin e disa personave.

Postimi i Ramës:
Shqipëria qëndron me IZRAELIN

Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave të sulmit terrorist atrofik dhe të njerëzve të pafajshëm të marrë peng nga terroristët.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume