Rrjeti kroat i supermarketeve Konzum ka njoftuar se po tërheq nga raftet e dyqaneve produktet Munchmallow family 210g dhe Munchmallow 105g.

Siç shkruajnë mediat kroate prodhuesi është Jaffa d.o.o. Crvenka nga Republika e Serbisë.

Sipas shpjegimit zyrtar arsyeja kryesore e tërheqjes ishin vetitë organoleptike të ndryshuara të produktit.

Konzum kërkoi nga klientët që të kontrollojnë nëse e kanë blerë produktin e përmendur, pra ta sjellin në dyqanin më të afërt të Konzum, ku do t’u kthehen para.

Kohë më parë Inspektorati Shtetëror i Kroacisë ka njoftuar se janë zbuluar substanca kancerogjene në disa produkte ushqimore serbe.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume