I dënuar për vrasje në Maqedoni, 45-vjeçari tentoi të largohej nga Shqipëria me pasaportën e kriminelit serb
![I dënuar për vrasje në Maqedoni, 45-vjeçari tentoi të largohej nga Shqipëria me pasaportën e kriminelit serb](https://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2023/10/arrestim-1-1-752x440-1-750x430.jpg)
Tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportë me ngjashmëri, të një shtetasi nga Serbia, pas verifikimeve të thelluara nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Interpolin, vihet në pranga 45-vjeçari nga Maqedonia e Veriut.
Policia ka vënë në pranga një 45-vjeçar të shpallur në kërkim nga Maqedonia e Veriut për vrasje. 45-vjeçari ka tentuar të largohet nga Shqipëria me pasaportë të një shtetasi serb, por është pikasur nga policia kufitare e portit të Durrësit.
Pasaporta e përdorur i përkiste një personi nga Serbia, me rekorde kriminale. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, vijon procedurat për ekstradimin e 45-vjeçarit.