Biden nuk beson në numrin e viktimave, Hamasi publikon me emër e mbiemër emrat e 7028 personave të vrarë
![Biden nuk beson në numrin e viktimave, Hamasi publikon me emër e mbiemër emrat e 7028 personave të vrarë](https://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2023/10/gaza-10-750x430.jpg)
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza ka publikuar një listë të detajuar të 7028 personave që thotë se janë vrarë që nga fillimi i bombardimeve të Izraelit në Rripin e Gazës më 7 tetor.
Njoftimi i ministrisë vjen pasi Joe Biden ka vënë në dyshim besueshmërinë e raportimit të Hamasit për numrin e njerëzve të vrarë dhe të plagosur gjatë sulmit izraelit në Gaza, raporton The Guardian.
Në listën prej 212 faqesh përfshihen emrat dhe numrat e identitetit të çdo palestinezi që thuhet se është vrarë në bombardimet izraelite.
Gjithashtu dokumenti përfshin një ndarje ditore që tregon një përshkallëzim të vazhdueshëm të vdekjeve, nga 256 në 7 tetor në 481 në 25 tetor.