Pak orë pas mesnate, akrekap e orës u kthyen 60 minuta mbrapa.

Nga sot kemi kaluar nga ora ligjore në atë dimërore. Në orën 03:00 akrepat shkuan 60 minuta prapa duke na lejuar të flemë një orë më shumë.

Ora dimërore do të qëndrojë në fuqi deri fundjavën e fundit të muajit Mars, e dielë 31 Mars, kur do të kthehet sërish ora ligjore, e cila që për herë të parë u vendos për të kursyer energji elektrike.

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70 me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Në vitin 2018 pati diskutime për mos ndryshimin e orës nga Parlamenti Evropian ku u la në dorën e qeverive të shteteve përkatëse që të vendosin se cilën orë do të mbajnë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume