Herët në mëngjes është denoncuar se 65 vjeçari nga Tetova i cili ka vuajtur dënimin në burgun e Shutkës, ka humbur jetën në Qendrën Klinike.

Ai më herët është dërguar në spital për shkak problemeve shëndetësore.

“Më datë 29.10.2023 në orën 00.30 në SPB Shkup nga ana e burgut të Shkupit, është denoncuar se i dënuari N.E (65) nga Tetova ka humbur jetën në kompleksin e klinikave ‘Nëna Terezë’ ku më parë ishte transportuar për shkak problemeve shëndetësore. Me urdhër të Prokurorit Publik trupi është dorëzuar për obduksion”, thuhet në komunikatën e MPB-së

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume