Milioneri më i ri në vend është vetëm 9 vjeç. Ai vitin e kaluar ka deklaruar të ardhurave mbi 1 milion denarë. Kurse milioneri më i moshuar në vend me denarë është një 97 vjeçar thonë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. Ndërkohë me pagë mujore bruto prej 200 mijë eurosh, një banor tjetër i Shkupit është në krye të listës së personave me të ardhura më të larta, thonë nga autoriteti i mbledhjes së taksave. Po ashtu, një 24 vjeçar është milioneri më i ri për vitin 2022 me të ardhura të realizuara dhe të deklaruara nga jashtë, ndërsa një person 77 vjeçar me të ardhura të realizuara prej 92,9 milionë denarë është milioneri më i vjetër në euro. Për vitin 2022 në DAP janë deklaruar të ardhurat bruto gjithsej rreth 6 miliard e 730 milion euro ose 768 milion euro më shumë se viti paraprak. Tatimi personal është mbi 25 miliard denarë. Vjet 28 persona kanë pasur të ardhura mbi 100 milion denarë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume