Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski realizoi takim me Johan Vadeful, zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag përgjegjës për çështje të punëve të jashtme dhe mbrojtjes.

Në takim, siç kumtoi VMRO-DPMNE, është biseduar për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike.

Mickoski e informoi Vadefulin se shumica parlamentare e LSDM-së dhe BDI-së i shkel procedurat parlamentare dhe e keqpërdor flamurin evropian për të bartur rregullore ligjore që janë në interes të tyre dhe jo në interes të qytetarëve.

Sa i përket gjendjes ekonomike, Mickoski theksoi se ekonomia e Maqedonisë është në kolaps, dhe Qeveria aktuale, siç thonë ata, në vend që të jetë e përqëndruar në zgjidhjen e kësaj çështjeje, është fokusuar në krim dhe korrupsion.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume