Arben Fetai

Kam menduar prej fillimit se Aleanca për Shqiptarët nuk e ka vendin në këtë pushtet të diskredituar e të kriminalizuar. Me zhvillimet rreth kodit penal dhe sot, rreth projektligjit për amnisti (sado që për mua mëshira nuk guxon kurrë të bëhet zëvendësim për drejtësinë), ky opinion më është kthyer në bindje.
Për hir të solidaritetit qeverisës, deputetët e ASh-së nuk votuan kundër ndryshimit skandaloz të kodit penal, që ishte në kundërshtim me çdo gjë për të cilën qëndron ASh-ja. Shpërblimi nga ana e koalicionit është bllokimi i thuajse nismës së vetme legjislative vetjake të ASh-së. Si duket, SDSM por edhe BDI nuk e kanë të qartë se pushteti i tyre është si puna e pacientit në fazë terminale dhe se në çdo çast mund t’u fiket apartura. Poshtrimin nuk ia kemi borxh askujt!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume