Zjarr shpërtheu sonte afër Negotinës, këtë për MIA-n e konfirmuan kryetari i Komunës së Negotinës, Goran Stojanov dhe Qendra për menaxhim me kriza. Stojanov tha se në terren janë aktiv tetë zjarrfikës me dy automjete zjarrfikëse.

“Nga NJ-112 është marrë paraqitje për zjarr në ambient të hapur afër vendit të njohur si “Trafostacioni – Dubrovë” (Komuna e Negotinës) që, sipas paraqitësit, është me përmasa të mëdha. Zjarrfikësit nga NJTZ Negotinë kanë dalë në terren”, thanë nga QMK.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume