Pas njoftimit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski për rishikimin e kontratës me kompaninë kineze Sinohydro, e cila ka gati dhjetë vjet që ndërton autostradën Kërçovë-Ohër dhe nuk do të respektojë as afatin shtesë për të përfunduar deri në fund të vitit. Përfaqësuesit e kompanisë kërkuan mbledhje urgjente në Qeveri nesër.

Të premten, kryeministri Kovaçevsvki njoftoi një rishikim të kontratës për ndërtimin e autostradës për në Ohër dhe shtoi se është e mundur të ndërpritet kontrata, sepse “është e pakuptueshme që edhe pas 10 vjetësh, 40-50 kilometra rrugë nuk do të të ndërtohet”.

Afati për përfundimin e punimeve në terren me “Sinohydro” skadon në Vitin e Ri, ndonëse vetëm 78 për qind e punimeve për 600 milionë euro kanë përfunduar. Për rishikim të marrëveshjes, përveç kryeministrit, paralajmëroi edhe zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi.

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve thonë se vendimi nuk do të jetë i tyre, por i Qeverisë, duke pasur parasysh peshën e kontratës.

Duket se problemi nuk është te paratë dhe ndoshta jo aq te intensiteti i punës në terren, por te vetë traseja, e cila kalon nëpër dhjetëra rrëshqitje dherash, që e vështirëson punën dhe ministria thotë se llogaritë me kompanine kineze jane te pastra.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume