Komentet e ministrit izraelit mbi përdorimin e armëve bërthamore ngrisin ‘pyetje të mëdha’, thotë Rusia
Rusia tha sot se një koment i bërë nga një ministër i ri izraelit që shprehte gatishmërinë e Izraelit për të përdorur armë bërthamore në Gaza ngriti pyetje të mëdha.
“Kjo ka ngritur një numër të madh pyetjesh”, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.
“Pyetja numër një – rezulton se ne po dëgjojmë deklarata zyrtare për praninë e armëve bërthamore?” tha Zakharova, raporton NBC News, transmeton Klankosova.tv.
Izraeli nuk e ka pranuar publikisht praninë e armëve bërthamore.