Programet e reja mësimore për klasën e shtatë,realizimi i të cilave është në pajuteshmëri me planin për reformimin e arsimit fillor, do të filloj nga viti shkollor 2024-2025, të cilat tanimë janë përpiluar. Informacioni arriti nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit si institucion nën juridiksionin e të cilës është ky proces, për të cilën është vepruar me kohë dhe është respektuar afati për përmbushjen e detyrës për të cilën kanë rënë dakord MASH dhe BZHA.

Gjitashtu kjo nënkupton fillimin me kohë të procedurës për përpilimin e teksteve shkollore të reja shkollore. Menjëherë pasi do të dorëzohen programet mësimore  në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Shërbimi Pedagogjik do të publikojë thirrjet për autorë dhe për përzgjedhjen e recensentëve. Pritet që procesi i përzgjedhjes së teksteve shkollore për klasën e shtatë, redaktimi grafik dhe shpërndarja, të përfundojë plotësisht para shtatorit të ardhshëm dhe nxënësit në ditën e parë të shkollës, të kenë të gjitha tekstet shkollore para tyre.

Përpilimi i teksteve shkollore është  proces i ndërlikuar, kohëzgjatja e të cilës varet nga  sërë faktorësh, ndër të cilat, pjesë e caktuar, ku institucionet nuk kanë ndikim. Megjithatë, me dorëzimin me kohë të programeve mësimore dhe fillimin e procedurës së miratimit të teksteve shkollore, ulet probabiliteti për vonesën e procesit, gjegjësisht sigurohet kontuinitet i ndryshimeve të planifikuara.

MASH i shpreh faleminderim  drejtorit të ri të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Abdulfeta Fetai, i cili intensifikoi procesin e përpunimit  të programeve mësmore , si dhe  sërë procesesh të tjera, në mesin e  të cilave edhe prokurimin  e dokumentacionit pedagogjik dhe dëftesave, të cilat në të kaluarën shpesh ka ndodhur të vonohen.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume