Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka reaguar ndaj deklarimeve të ambasadorit të SHBA-së, Jeff Hovenier, sa i përket parimeve mbi të cilat SHBA mbështet themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas presidentit të Serbisë “ato janë vetëm dëshira të ambasadorit amerikan”, shkruan Kossev.

“Pra, nëse diçka është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, atëherë çfarë kemi negociuar ne në Bruksel, pse po negociojmë për të para se gjithash”, ka thënë Vucic.
Kreu i shtetit ka thënë se nëse s’do të duheshin negociatat “atëherë serbët do të mund ta themelonin vetë Asociacionin”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume