Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Bytyqi u shpreh se masat e Qeverisë po japin rezultate, ndërsa inflacioni është në nivelin si para krizës.

“E thamë se deri në fund të vitit se inflacionin do ta çojmë deri në nivelin para krizës. 3.5% është inflacioni i fundit, në muajin e fundit”, theksoi Bytyqi.

Ai shtoi se gjatë muajit të fundit ka edhe rritje të çmimeve me pakicë për vetëm 1%/

“Në mars paga minimale do të jetë 22.500 denarë, ndërsa rritje pritet të ketë edhe paga mesatare”, u shpreh Bytyqi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume