Nga MPB njoftojnë se në orët e para të datës së sotme në një lokal në rrugën Tetovë-Gostivar janë arrestuar 5 shtetase të huaja. Nga MPB thonë se të njëjtat dyshohen për keqpërdorim lejen për qëndrim turistik në RMV.

“Me datë 12.11.2023 në ora 02:00, gjatë një aksioni të kontrollit në një objekt hoteliere në fshatin Fusha e Zubovës në afërsi të rrugës magjistrale Tetovë – Gostivar, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë arrestuar T.P.(30), M.B.(35), të dyja nga Republika e Serbisë, A.B. (50), N.M. (49), të dyja nga Republika e Shqipërisë dhe V.R. (41) nga Republika e Kosovës, për shkak të dyshimit se kanë keqpërdorur lejen për qëndrim turistik”, thonë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume