“Sot në f.Xhepçisht të Tetovës i pamë nga afër punimet e pastrimit të kanalit për ujitje. Kanali është një nga problemet kryesore të fermerëve të përkushtuar të kësaj ane, të cilët kanë pritur mbi 13 vjet për pastrmin e tij.

Personalisht jam angazhuar për këtë punë, së cilës sot po i duket fundi.
Është 7.5 km i gjatë kanali për ujitje që u pastrua dhe që do të jetë në shërbim të fermerëve.

Jam tepër e kënaqur nga mikpritja dhe biseda e sotme e atyre njerëzve që në vazhdimësi e kishin humbur shpresën se mund të kenë ndihmë nga dikush në këtë pikëpamje.
Ky skepticizëm sot u shndërrua në biseda plot besim për projekte të tjera të rëndësishme për bujqësinë dhe për vendin, për të cilat mund të japim një dorë.

E bukura e punës është se kremtuam një projekt që po mbyllet me sukses, ndonëse është e dhimbshme që këta njerëz kanë humbur kaq kohë duke u përpjekur ta sigurojnë elementaren-ujë, në vend që institucionet deri më tani të kujdeseshin për sigurimin e tregjeve të brendshme e të jashtme për plasimin e produkteve të mundit të tyre të madh” ka shkruar zv.ministrija e Bujqësisë Vjollca Berisha.