Mariçiq-Odobesku: Rumania është partner rajonal i Maqedonisë së Veriut në realizimin e rrugës drejt BE

Marrëdhëniet dypalëshe, mbështetja e vazhdueshme e Rumanisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe zhvillime të tjera aktuale në vend, ishin në fokus të takimit të zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq me shefen e diplomacisë rumune Luminica Odobesku, e cila është për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.
Siç kumton SÇE-ja, Mariçiqi e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit miqësor dhe mbështetjen shumëvjeçare nga ana e Rumanisë që ia jep Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së. Mbështetja është e fokusuar në bashkëpunimin që realizohet në shumë sfera, mes të cilave lufta kundër korrupsionit, drejtësia, siguria kibernetike, punët e brendshme dhe mbrojtja civile.
Në takim Mariçiqi tregoi se Qeveria është e vendosur fuqishëm në procesin e integrimit evropian të vendit, dhe marrëdhëniet miqësore të Maqedonisë së Veriut me Rumaninë ndikojnë pozitivisht në arritjen e qëllimit tonë strategjik.
“Bashkëpunimi mes vendeve tona ka rëndësi të jashtëzakonshme në rrugën drejt BE-së, ndërsa përvojat pozitive dhe praktika e Rumanisë në procesin e integrimit evropian janë shembull i mirë për zbatimin e reformave në vendin tonë”, theksoi zëvendëskryeministri Mariçiq.
Në takim u bisedua edhe për përvojën e Rumanisë në rrugën e tyre drejt BE-së, si dhe për sfidat e natyrës së ngjashme që u tejkaluan me zgjidhjen dhe anëtarësimin në Union, i cili arriti një zhvillim të rëndësishëm për vendin dhe qytetarët fituan më shumë besim në sistem për shkak të tranzicionit të suksesshëm.
Ministrja rumune e punëve të jashtme deklaroi se Rumania është mik i afërt i Maqedonisë së Veriut duke theksuar mbështetjen për anëtarësimin tonë në BE. Odobesku tha se ky është një moment thelbësor për Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se ata janë të vetëdijshëm për sfidat me të cilat përballemi, nga përvoja e Rumanisë në rrugën evropiane, thuhet në kumtesën e SÇE-së.
Në fund të takimit bashkëbiseduesit theksuan se qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të fitojnë shumë më tepër besim pasi të kalohen sfidat dhe procesi i reformave të vazhdojë në rrugën drejt BE-së.