Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot në Tetovë ka folur në lidhje me raportin e Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut. Ajo tha se konstatimet që janë në raportin e KE-së, KSHKP i ka konstatuar më herët.

Megjithatë ajo tha institucionet vendore nuk i kanë marrë parasysh rekomandimet e KSHPK-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Puna e KSHPK-së raportin e Komisionit Evropian është vlerësuar pozitivisht. Më vjen keq që kemi raport të tillë, megjithatë mund të them 99 nga konstatimet e raportit të KE-së ne i kemi konstatuar që moti. Më vjen keq që institucionet vendore nuk respektohen ndërmjet vete, konkretisht rekomandimet tona nuk respektohen. Unë mendoj se nuk mund të ecim përpara nëse nuk e respektojmë njëri-tjetrin”, tha mes tjerash Ivanovska.

Ajo foli edhe për fushatën që e ka filluar KSHPK nëpër disa shkolla, duke shtuar se fëmijët janë e ardhmja dhe duhet të investohet tek ata.

“Fëmijët janë popullata e re te të cilët duhet të investojmë për t’i mësuar si të përballen me korrupsionin, kërcënimet. Ata janë e ardhmja jonë. Anketat tregojnë se prindërit kërkojnë lidhje, prandaj edhe prindërit duhet të kenë kujdes”, tha Ivanovska.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume