BDI pasi planifikoi të gjitha aktivitetet për vendosjen e kryqit në Kodrën e Diellit, dëshiron që fajin tja vë Lëvizjes BESA. Njëjtë sikur ua vendosnin fajin shqiptarëve kur i rrihnin nxënësit nëpër autobusë, për rastin “Alfa”, rastin “Monstra”, Kalanë dhe shumë raste të tjera. Imagjinoni, BDI ka aranzhuar gjithë aktivitetin, duke u koordinuar me Gruevskin, duke e planifikuar me Vuçiqin e duke e zbatuar me Zaevin e Kovaçevskin.
BDI mendon se qytetatët harrojnë se ajo bashkë me VMRO-DPMNE-në qeverisi për dhjetë vite, ku e bashkë planifikuan projektin “Shkupi 2014”, kryqet nëpër gjithë fushat e kodrat e Maqedonisë dhe pasi i realizuan një pjesë të këtyre skenarëve edhe me LSDM-në dëshirojnë që fajin tja vendosin Lëvizjes BESA!
Ne si Lëvizja BESA deklarojmë me përgjegjësi më të lartë se nuk kemi asnjë lidhje me vendosjen e kryqit dhe nuk do e pranojmë vendosjen në Kodrën e Diellit. BDI të jap llogari, se çfarë plane tjera bën me Gruevskin dhe Vuçiqin?
Po ashtu mos na shesin moral më tej sepse i doli në shesh loja dhe del qartë se “prostituta” po na shet moral.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume