Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së premtes në Elbasan. Një automjet, me drejtues një 20 vjeçar, ka përplasur një 74 vjeçar, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:35 në unazën e qytetit. I riu është shoqëruar në komisariat ndërsa grupi hetimor vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume