Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami së bashku me ekipin e tij, gjatë ditës ka qëndruar në Kodrën e Diellit.

I pyetur lidhur me vendosjen e kryqit të lartë mbi 15 metra, pikërisht në Kodrën e Diellit ditë më parë në mënyrë ilegale ai tha se të gjitha objektet e kultit, objektet fetare do të legalizohen gjatë pranverës.

Me këtë Kasami le të nënkuptohet se kryqi gjigant në Kodër të Diellit nuk do të largohet.

“Në planin urbanistik janë të parparë objektet fetare, kisha dhe xhamia me ç’ka besoj se do të rregullohet edhe çështja që ka të bëjë me legalizimin e këtyre objekteve fetare”- shtoi Kasami.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume