“Çka ka lidhje pse ju e sjellni djalin e Adem Jasharit në Tetovë?
Çka ka lidhje pse e sjellni Albinin ..?
Kur ju shqiptarëve ua prishni pronat ndersa maqedonasve ua lejoni kryqat!
Kshtu e gjen politikanin që veprimtarinë politike e ka të kushtëzuar nga 4 këshilltarët komunal të VMRO-së. Madje, për të bërë veten rob të VMRO-së del dhe u premton legalizimin e tij (kryqit).
Kshtu e gjen politikanin nga kjo kapje saqë arritje e quan humbjen e deputetëve nga 4 në 1 edhe pse ky i fundit nuk është nga Tetova.
Politika nuk është vetëm asfallt ndonëse nga asfallti vjen “talli” më i madh sidomos kur tenderët fitohen vetëm nga një kompani.
Kot keni diplomë të doktoraturës kur selektivizmin e inspektoriatit komunal e keni konform apetiteve të “talleve”.
Kështu që shqiptarëve ua prishni pronat bile krenoheni me lloj lloj video promovuese ndërsa kishave u jepni afate…(dëshmoni se jeni të kapur)
Ndoshta sepse u paski premtuar. Ose së paku kështu ju shkruan Ivani në faqen tuaj zyrtare.
Nejse nejse, dënim është edhe kur juve nuk u mbetet asnjë mik i mirë për t’u thënë ‘ndal se po gaboni’.” ka shkruar Bela