LSDM ka dënuar incidentin e sotëm në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të shkaktuar nga dy deputetët e së “Majtës”, të cilët sulmuan nënkryetarin e Kuvendit dhe sekretarin e përgjithshëm.

“Për shkak të sensit të shëndoshë të shumicës, ne nuk do të lejojmë Kuvendin e Maqedonisë të zbatojë një skenar të mirëmenduar dhe tentativë për të shkaktuar konflikte fizike dhe kaos.

Anëtarët e së “Majtës” duhet të mbajnë përgjegjësi për tërbimin. Presim që prokuroria publike kompetente të bëjë kallëzime përkatëse penale menjëherë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Ajo që po shohin qytetarët sot, theksojnë nga atje, është një konfirmim i asaj që kemi thënë gjatë gjithë kohës.

“Me të Majtën dhe partnerin e tyre të koalicionit janë të mundshme vetëm incidente, dhunë dhe kaos”, thonë nga LSDM.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume