Deri sa po prezantohej si përfaqësuesi më i lartë shqiptar në ekzekutiv, para fjalimit të tij në Akademinë Solemne në ITSHKSH me rastin e 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi tha se nga janari do të ketë përfaqësues edhe më të lartë, respektivisht kryeministri i parë shqiptar.

“Përfaqësuesi më i lartë edhe disa ditë, sepse do të bëjmë një përfaqësues edhe më të lartë, me kryeministrin e parë shqiptar të Qeverisë së RMV-së, që në muajin janar”, tha Grubi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume