Tetova sot është qyteti me ajër më të ndotur në Evropë sipas aplikacionit AirCare.

Njësia evropiane e matjes për ndotjen për momentin është 144, e maksimalja duhej të ishte 100.

Grimcat PM 2.5 për momentin janë 108 nga 100 të lejuara.

Grimcat PM10 për momentin janë 117 nga 100 të lejuara.

Shkak për ndotjen e ajrit është edhe djegia e një deponie të ngjyrave në afërsi të Tetovës. Brenda deponisë së djegur ka pasur edhe materiale kimike.

Më herët edhe zjarrfikësit e Tetovës u bënë thirrje qytetarëve që të mos dalin në ambiente të hapura për shkak të ndotjes së madhe të ajrit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume