Lëvizja Eco Guerilla shpreh shqetësimet për fatëkeqësinë që ndodhi dje në fshatin Falishtë afër Tetovës, ku u shkaktua zjarr i madh në depon e një kompanie ku ka pasur sasi të mëdha të ngjyrave dhe materieve tjera kimike. Ne shprehim keqardhje për atë që ka ndodhur si dhe për ndotjen enorme të ajrin me ndikim negativ në shëndetin e qytetarëve dhe ambientin.

Kjo është hera e dytë në Tetovë të ndodhin fatëkeqësi me përmasa katastrofale. Është koha që insitucionet relevante dhe Inspektoratet të rishikojnë rregullativat ligjore me të cilat do të ketë kontrolle dhe standarde më të rrepta për mbrojtje nga zjarri për fabrikat apo depot te të cilat ka materjale kimike nga djegia e te cilave mund të shkaktohen katastrofa të mëdha si këto. Poashtu duhet të shqyrtohen nëse fabrika ose deponi si këto duhet të jenë afër vendbanimeve ose duhet të jenë në zona industriale larg vendbanimeve.

Për fat të keq kultura e pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit me këtë sistem të rrënuar të drejtësisë ka marrë përmasa të mëdha në vendin tonë. Këto janë edhe pasojat që shpesh na ndodhin zjarre ku edhe njerzit humbin jetën dhe askush nuk përgjigjet.