Për rehabilitimin e mbikalimit në Vizbegovë është i obliguar Qyteti i Shkupit, kështu u konstatua në mbledhjen e sotme në Qendrën për Menaxhim me Kriza. Në mbledhje folën përfaqësues nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Punëve të Brendshme, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion dhe Komuna e Butelit.

“Në këtë takim u konstatua se mbi këtë urë juridiksion ka qyteti i Shkupit. Konkretisht nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është theksuar se me vendim të caktuar të Qeverisë, ky lloj mbikalimi mbi rrugët kryesore bie nën juridiksionin e qytetit të Shkupit”, thotë Darko Kostovski, kryetar i Komunës së Butelit, përcjell PRESSonline.al

Edhe pse ishin të ftuar, përfaqësuesit e qytetit të Shkupit nuk morën pjesë në takim. Tellma kërkoi përgjigje prej tyre se kur do të nisin rehabilitimin e mbikalimit dhe përgjigja ishte se për mbikalimin është përgjegjëse Komuna e Butelit.

“Ligji për rrugët publike parashikon se: Rruga komunale është rrugë publike që lidh zonat e banuara dhe është e rëndësishme për qarkullim në komunë. Ligji parashikon se: “Objektet e rrugëve publike” janë: urat, nënkalimet, mbikalimet, kanalet, tunelet, galeritë, strukturat mbështetëse, nëntoka dhe mbikalimet, objektet e mbledhjes së pagesave rrugore dhe të ngjashme. Për këto arsye, pasi që mbikalimi i rrjetit dytësor të trafikut lidh zonat e banuara në territorin e Komunës dhe është nën juridiksionin e Komunës Butel. Deri më sot nuk është bërë asgjë nga Komuna e Butelit në lidhje me këtë mbikalim”, thuhet në përgjigjen nga Qyteti i Shkupit.

Drejtori i QKM-së, i cili ngriti alarmin për problemin dje, beson se e vetmja zgjidhje e përkohshme, derisa të vendoset se kush është përgjegjës për rehabilitimin e mbikalimit, është ndalimi i kalimit të mjeteve të rënda.

“Kam kontaktuar me sekretarin e përgjithshëm të Qytetit, Zoran Gligorov, i cili më ka shpjeguar se nuk kanë juridiksion mbi mbikalimin në Vizbegovë. Na kanë dërguar edhe një deklaratë ku i referohen ligjit dhe pretendojnë se nuk janë kompetentë. Në të njëjtën kohë, përfaqësuesit e Komunës së Butelit pohojnë se nuk janë kompetentë, thotë Stojançe Angellov, drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza, përcjell PRESSonline.al

Me kërkesë të Angellovit, Komuna e Butelit sot ka hequr blloqet e betonit që ishin të shpërndara në mbikalim dhe përbënin rrezik për qytetarët që kalojnë nën të me veturat e tyre. Bashkë me ta u hoqën edhe plehrat që ndodheshin dje. Ura është pastruar, por dridhjet kur kalon një automjet mbetën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume