Një grua 74-vjeçare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në fshatin Beli të Koçanit, ku jetonte me djalin e saj.

Sipas informacioneve, djali M.R. (53) është ndaluar, kurse te e ndjera V.R. janë gjetur gjurmë dhune.

Më datë 23.11.2023, zyrtarë policorë nga DPB Koçan, kanë ndaluar M.R.(53) nga Koçani. Përkatësisht rreth orës 09:30 në DPB Koçani është raportuar se V.R.(74) është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në fshatin Beli të Koçanit, ku jetonte me djalin e saj M.R.(53).

Më pas, gjatë kontrollit të trupit të të ndjerës nga një mjek i Urgjencës Mjekësore, janë konstatuar gjurmë dhune.

Në koordinim me prokurorin publik, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi, ndërsa pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet raporti përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume