Kryetari Arben Taravari edhe gjatë ditës së sotme vazhdoi takimet me miqtë ndërkombëtarë dhe takoi ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë, shkëlqesinë e saj, Petra Drexler.

Në takimin e mbajtur tek ambasada gjermane, kryetari Taravari dhe ambasadorja Drexler diskutuan mbi proceset politike në vendin tonë, me fokus në përmbylljen e ndryshimeve kushtetuese me qëllim të hapjes së negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në BE, duke theksuar angazhimin e Aleancës për Shqiptarët që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të vazhdojnë bashkë rrugëtimin e tyre evropian.

Kryetari Taravari, po ashtu, falënderoi ambasadoren për përkrahjen e vazhdueshme që shteti gjerman ia jep Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume