Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot dhe nesër do të marrë pjesë në Forumin Rajonal të Unionit për Mesdheun, në Barcelonë, me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë dhe Zëvendëskryetarit të Komisionit Europian, Zhozep Borrell dhe Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jordanisë, Ajman Safadi.

Forumi i tetë rajonal i Unionit për Mesdheun do të mbledhë ministrat e jashtëm të 43 vendeve anëtare të Unionit për Mesdheun. Në fokus të diskutimeve do të jetë situata në Izrael-Palestinë dhe pasojat për rajonin e Lindjes së Mesme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume